Evente të larmishme gjejnë vend në programin e Veliko Tërnovos me rastin e festës së qytetit 22 mars. Një nga theksat është koncerti me 21 mars i Big Band-it të Vekliko Tërnovos bashkë me “Junior Band” pranë shkollës së mesme “Emilian Stanev” me pjesëmarrjen e një prej klarinetistëve më të mirë bullgarë Ilija Iliev.
Në ditën festive 22 mars mysafirët e kryeqytetit të vjetër bullgar mund të vizitojnë falas kishën-muze “40 martirët e shenjtë”, kalanë “Carevec” dhe muzeun “Rilindja dhe Kuvendi i Veliko Tërnovos”. Në orën 14.00 është planifikuar ekskursion falas i organizuar nga Muzeu Historik Rajonal, i cili përfshin kishat “Shën Dimitër” dhe “Shenjtorët Petër dhe Pavli”.
Më 23 dhe 24 mars festivali ndërkombëtar i filmit vizatimor “Kukeri i Artë” pritet se do ta tërheqë vëmendjen e fëmijëve. Përveç projektimeve falas, do të zhvillohen dhe shumë punishte artistike për fëmijë dhe për profesionistë.
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..