Bullgaria është ndër vendet me potencial të madh për investime në turizëm, sferë kjo e cila mezi tani biznesi do të zbulojë, ndërsa ne do të inkurajojmë këtë interes. Këtë e tha në Sevilja ministrja e turizmit Nikolina Angellkova para pjesëmarrësve në takimin e 19-të global të nivelit të lartë të Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe të Turizmit. Forumi mbahet nga 2 deri më 4 prill të këtij viti nën moton “Nismëtarë në sektorin turistik” (Changemakers). Zonja Angellkova theksoi, se në industrinë turistike bullgare punojnë më se 26 mijë firma. Sektori në fjalë bashkë me industritë e përngjashme gjeneron 11.7 për qind nga produkti i brendshëm bruto i vendit dhe u ngrit nga qeveria si prioritet kombëtar, theksoi ministrja Angellkova.
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria rumune, diplomati tha se është e papranueshme që vendi të mos ketë rrugë me shpejtësi të madhe në..
Qendra rinore "Zahari Stojanov" në qytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore) organizon një takim folklorik të komuniteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës. Qëllimi i eventit, i cili do të mbahet nga sot deri më 17 nëntor të këtij viti, është të..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të rriturit, të frymëzuar nga shkenca, mund të kalojnë disa orë interesante dhe të frytshme...
Afati për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor para Gjykatës Kushtetuese skadon sot, 14 nëntor, në orën..
Komisioni Evropian (KE) ka paditur Bullgarinë dhe Rumaninë përpara Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për shkak se ato nuk kanë përmbushur..
Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si..