Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anije bullgare u përfshinë në një stërvitje të NATO-së në Detin e Zi

Foto: mod.bg

Korveta bullgare “Bodri” u përfshi në grupin e dytë të përhershëm ushtarako-detar SNMG të NATO-së. Bashkë me fregatën “Drëzki” dhe anije nga Kanadaja, Greqia, Holanda, Turqia dhe Rumania nga 5 deri më 13 prill ajo do të marrë pjesë në stërvitjen më të madhe shumëkombëshe ushtarake në akuatorinë rumune dhe ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i manovrimeve është rritja e nivelit të ndërveprimit operativ dhe përgatitjes së stafit sipas standardeve të NATO-s për lundrim në bashkime shumëkombëshe. Në stërvitjen e quajtur “SEA SHELD 2019” në ujërat në afërsi të Konstancës do të organizohen trajnime për luftë me kundërshtarë nënujorë, ujorë dhe ajrorë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një delegacion bullgar mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën..

botuar më 24-07-12 11.38.PD
Presidenti Radev

Presidenti pret që PP-DB të deklarojnë pozitat e tyre për të dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë

Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për formimin e qeverisë, deklaroi presidenti Rumen Radev në Burgas, ku mori pjesë në stërvitjen "Briz..

botuar më 24-07-12 11.26.PD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë tha se ndihet mungesa e një qeverie të rregullt

Nga Uashingtoni, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev tha se nuk ka shpjegim pse presidenti ende nuk ka shpallur datën për dorëzimin e mandatit të dytë eksplorues për formimin e qeverisë. “Sigurisht që presidenti Rumen Radev ka..

botuar më 24-07-12 10.03.PD