Ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike fitoi medaljen e artë në finale me vallen e tyre me tri rrethe dhe një çift shkopinj në Kupën e parë Botërore këtë vit në qytetin italian Pesaro. Në vend të dytë u klasifikua Ukraina, ndërsa në vend të tretë është Izraeli. Kjo ishte medalja e dytë e Ansamblit në shumëgarësh. Kështu gjimnastet bullgare e mbarojnë pjesëmarrjen e tyre në turne me gjithsej pesë medalje, pasi Borjana Kalejn fitoi medaljen e argjendtë në finale me vallen e saj me top, si dhe medaljen e bronztë në shumëgarësh, ndërsa Katrin Taseva fitoi medaljen e argjendtë me shirit.
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të..
Kanali i Kanotazhit në Plovdiv po pret dy kampionate botërore në kanoe-kajak , njoftuan organizatorët. Së pari, nga data 12 deri më 14 korrik do të garojnë mbi 300 veteranë nga 37 shtete dhe një javë më pas, nga 17 deri më 21 korrik, do të..
Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Golat për kampionin bullgar ishin shënuar nga Bernard Tekpetey, Rick Jhonathan dhe Aslak Fonn..