Presidenti bullgar Rumen Radev, i cili është duke bërë një vizitë zyrtare në Liban tha në Bejrut, se Bullgaria mund të bëhet porta e Libanit drejt BE-së, ndërsa Libani të bëhet porta e Bullgarisë drejt Lindjes së Mesme. Nuk duhet t’iu shpresojmë vetëm tregtisë, por edhe investimeve reciproke dhe prodhime të përbashkëta, theksoi zoti Radev. Në Bullgari ka investime libaneze me efektivitet të vërtetuar. Krahas kësaj Bullgaria mund të ndihmojë realizimin e një sërë projektesh infrastrukturore libaneze, theksoi kreu i shtetit. U diskutua mundësia për hapjen e një linje direkte ajrore midis Sofjes dhe Bejrutit. Presidenti i Libanit Mishell Aun tha, se u diskutuan mundësitë për lehtësimin e fatit të refugjatëve sirianë dhe të shteteve të cilat i pranojnë.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..