Gjatë vitit 2018 në Bullgari të ardhurat vjetore reale gjithsej për një anëtar të familjes ka qenë 3 014 euro /6013 leva/, që do të thotë një rritje prej 7.6% kundrejt vitit 2017. Për dhjetë vjetët e fundit / 2009-2018/ të ardhurat e përgjithshme të një personi nga ekonomia shtëpiake është shtuar me 1.6 herë, njofton Instituti Kombëtar i Statistikës. Në strukturën e të ardhurave të përgjithshme një pjesë më të lartë relative ka paga, e cila gjatë vitit 2018 ka qenë 55.5% - me 1.1 pika përqindjesh mbi atë nga viti 2017 dhe me 3.3 pika përqindjeje kundrejt vitit 2009.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..