Bullgarët harxhojnë për ushqim nën 30% nga të ardhurat e veta, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikës. Për 10 vjetët e fundit shpenzimet për ushqim po pakësohen për llogari të taksave në rritje dhe sigurimeve shoqërore. Për po të njëjtën periudhë si tërësi shpenzimet për ushqim janë rritur me 41%, shpenzimet e lidhura me banesat po shtohen me 67,5%, kurse ato për taksa dhe sigurime shoqërore mbi 3 herë. Shpenzimet për një person gjatë vitit 2018 janë rritur me 10,6%, derisa të ardhurat mezi me 7,6%. Statistika tregon se bullgarët harxhojnë me 1/3 më shumë sesa të ardhurat e deklaruara, por sipas analizatorëve dallimi plotësohet kryesisht me paratëe bullgarëve të cilët punojnë jashtë kufirit, të cilat dërgojnë një pjesë prej kursimeve të tyre në Bullgari.
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në profilin e tij në rrjetin social “X” me rastin e rrëzimit të avionit që..
Për të pestin vit radhazi, Etydet e Sofjes/Skicat e Sofjes kënaqën qytetarët e Sofjes me dhuratat e vendosura në statujat e qytetit. Çdo vit fotografi Ivan Shishiev dhe gruaja e tij blejnë libra për banorët e Sofjes, i paketojnë dhe i vendosin pranë..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një..