Dita e Shën Llazarit është festa e parë nga të tria festat e mëdha të krishtera, e pasuar nga Dita e Luleve /Dita e Dafinës/ dhe Pashka, të lidhura me çudinë e Ringjalljes. Është një festë e lëvizshme dhe është gjithmonë gjatë ditës së shtunë përpara Javës së Madhe. Dita mban emrin e Shën Llazarit, mbi të cilin Krishti ka kryer çudinë e ringjalljes dhe ka treguar qartë Veten e vet si Zot të jetës dhe të vdekjes, që është një simbol i shëndetit dhe i jetëgjatësisë. Në besimet popullore Ringjallja e Krishtit gërshetohet me përfytyrimin për ringjalljen e natyrës për një jetë të re. Prandaj pikërisht kjo festë është festa e zgjimit të pyjeve, të fushave dhe të kullotave. Sipas traditës në këtë ditë këputen degë shelgu, të cilat përurohen në kishë, pas së cilës thuren në formën e kurorës dhe vendosen nëpër dyert e shtëpive në ditën e festës.
Që në mëngjes herët në ditën e Shën Llazarit nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave dalin vajza, të veshura në rroba nusërie, të cilat shkojnë shtëpi më shtëpi duke bërë rite me lojëra, këngë dhe urime për dashuri, martesë, shëndet dhe begati. Në të kaluarën është besuar se një vajzë, e cila nuk i ka bërë këto rite, nuk mund të martohet, prandaj ato kanë qenë të detyrueshme për çdo vajzë. Këngët, kushtuar kësaj dite këndohen vetëm këtë ditë dhe konsiderohet si një shenjë e keqe, në qoftë se këndohen me ndonjë rast tjetër. Duke hyrë në shtëpi, vajzat këndojnë për çdo një anëtar të familjes. Mikpritësi i shtëpisë i darovit ato me monedha për shëndet të mirë gjatë gjithë vitit.
Festa sjell një gjendje shpirtërore pranverore. Shumë nga njerëzit në qytete dhe fshatra, sot presin të dëgjojnë këngën e vajzave nëpër rrugë, që t’u hapin gjerësisht derën dhe t’i presin nëpër shtëpitë e tyre. Kështu ndodh në shtëpinë e Jordanka Kosevës nga fshati pranë Sofjes – Dollni Bogrov, shtëpia e së cilës gjithmonë është e hapur për vajzat në Ditën e Shën Llazarit, për djemtë që vizitojnë çdo shtëpi në ditën e Krishtlindjeve, për lojërat e luajtura në festën Xhamala:
“Gjithmonë i ftoj vajzat të ulen në tavolinë, të qetësohen pak, të hanë dhe të pinë diçka përpara se të vazhdojnë. Më vjen shumë mirë kur ka tradita të tilla. Në fshat kemi nga të gjitha gjërat, kështu që gjithmonë ka se me çfarë të qerasim këto mikesha të shtrenjta. Ato vijnë me urime për shëndet, për mirëqenie – gjithë gjëra të mira, kështu që nuk mund të mos t'i falënderosh në mënyrë të merituar. Në fshat, ne kështu i presim festat dhe miqtë, dhe kështu jetohet më mirë, sesa në qytetin e madh. Aty çdonjëri ka frikë dhe është mbyllur me kyç pas derës së vet”.
Në krahinën Shoplluk /rajoni rreth Sofjes/ për ditën e Shën Llazarit vajzat vishen në veshje autentike me tunikë të zezë rrobe pa mëngë, kurse që poshtë kanë një këmishë të bardhë të qëndisur bukur, me një rrip special për të, i cili në fund ka topa shumëngjyrëshe prej fije leshi. Në kokë ato vendosin një fjongo të gjerë të zbukuruar me monedha dhe topa lara-lara, që mbrapa përfundon me gërsheta në të cilat janë të futura shirita shumëngjyrëshe. Të veshura në këtë mënyrë, vajzat kalojnë fillimisht përmes kishës, që të marrin uratën e priftit. Pas kësaj nisen që të shkojnë nëpër shtëpitë duke u munduar të mos të lenë asnjë shtëpi pa e vizituar. Çdo një grup e ka vajzën e vet kryesore, e cila dallohet nga të tjerat me anë të një zbukurimi më të madh dhe të bollshëm për kokën. “Ato të cilat i dinë këngët dhe hapat e valles së ritit, i mësojnë më të voglat. Vajzat më të vogla në grupin e fshatit Dollni Bogrov sivjet janë vajza në klasën e parë. Ato emocionohen shumë, sepse për herë të parë do të marrin pjesë në rrit” – tregon Rumjana Krëstanova – sekretarja e Vatrës së Kulturës të fshatit.
“Katër-pesë prova në vatrën e kulturës janë të mjaftueshme, që të mund të përgatiten ato. Herët në mëngjes aty nga ora 8 e mëngjesit në ditën e Shën Llazarit i mbledhim, bëjmë provën e fundit dhe i ndajmë në grupe, të cilat nisen në drejtime të ndryshme të fshatit. E gjithë dita për vajzat është një festë e madhe. Në shportat e tyre ato mbledhin vezë të bardha për ditën e Pashkëve, bonbone, fruta dhe ëmbëlsira të tjera të ndryshme. Marrin dhe para për shëndet. Kjo është një nga festat më të dashura pranverore, të cilën njerëzit në fshat e presin, sepse paraprin ardhjen e Pashkëve”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..