Në Ministrinë e Mbrojtjes u hapën publikisht ofertat për blerjen e dy anijeve patrulluese nga Flota Ushtarako-Detare e Bullgarisë. Kjo u bë në praninë e tri firmave-pjesëmarrëse në tender „Fr. Lurssen Werft GmbH & Co.KG“ – Gjermani, „MTG – Delfin“ - Bullgari dhe „FINCANTIERI“ – Itali. Treguesit kryesorë për vlerësim janë “bashkëpunimi industrial”, “mirëmbajtja e përgjithshme” dhe “aftësitë”. Më 29 maj do të happen dhe ofertat për nga kriteri i katërt – “çmimi”. Vendimin përfundimtar për ofertën e parapëlqyer do ta marrin qeveria dhe kuvendi. Vlera e marrëveshjes për të dy anijet do të tejkalojë 500 mln. euro.
Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) është kategorikisht kundër përpjekjeve të partive antievropiane dhe proruse për të luajtur me temën “referendumi për euron”. Në një qëndrim të publikuar nga qendra e shtypit e DPS-së, kryetari i DPS-së, Deljan..
"Vëzrazhdane" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) i parashtrojnë zyrës së parlamentit një kërkesë që Kuvendi Popullor të thërrasë një referendum për ruajtjen e monedhës bullgare lev, njoftoi deputeti Conço Ganev nga "Vëzrazhdane". Kjo është një..
Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Maestro Najden Todorov , tha se numri i stafit në Fondin Kombëtar të Kulturës është 11 persona. Ata duhet të ndajnë miliona euro për kulturën sipas Planit të..