Prokuroria e Lartë e Kasacionit ka nisur hetim pas publikimeve në media për pronat e patundshme të deputetes dhe kandidates për Parlamentin Evropian Elena Jonçeva. Brenda një afati 1-mujor hetimi duhet të sqarojë nëse tri hotelet e vogla të saj të ndërtuara me mjete evropiane përdoren sipas destinimit të tyre. Do të kërkohen kopjet e dokumenteve për akomodimin e turistëve (shtetas të huaj dhe bullgarë), dokumentacioni për regjistrimin dhe kategorizimin e objekteve turistike, informacioni për taksat e paguara turistike. Kontrollimi i dokumenteve është në lidhje me masën 311 “Diversifikimi i aktiviteteve jobujqësore” në kuadrin e Programit për Zhvillimin e Rajoneve Rurale, i cili financohet nga Fondi Evropian i Bujqësisë për zhvillimin e rajoneve rurale.
Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...
Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..
Pas një seance 22-orëshe, Kuvendi Popullor miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2025. Objektivi i të ardhurave është 45.5 miliardë euro (90 milionë leva). Kostot janë 48.6 miliardë euro (96 miliardë leva). Deficiti është 3% e PBB-së dhe nuk..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..