Papunësia në Bullgari gjatë muajit mars është ulur deri në 4,6%. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2000, kur Eurostat filloi të publikonte të dhëna për vendin tonë. Gjatë shkurtit të këtij viti papunësia ka qenë 4.7 %. Një vit më herët pa kontratë pune në Bullgari ka qenë 5,3% e popullsisë së aftë për punë në vend. Papunësia në BE gjithashtu po ulet dhe gjatë muajit mars ajo ka qenë 6,4%, ndërsa në eurozonë ka arritur deri në 7,7%. Nivelet rekorde të papunësisë në mbarë BE-në tregojnë se ka pak të ngjarë që të ketë recesion ekonomik. Të paktën teorikisht, papunësia e ulët në Bullgari duhet të përkrahë shpenzimet e konsumatorëve dhe respektivisht ekonominë, e cila gjatë vitit 2018 vuante nga eksporti i dobët.
Vranësirat nga perëndimi do të shtohen gjatë natës në të gjithë vendin. Në Bullgarinë Perëndimore do të fillojnë reshjet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Të martën moti në vend do të jetë i vranët. Në shumë..
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Fukushiro Nukaga, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BNT. Me një ceremoni zyrtare përpara Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, Nukaga u prit nga kryetarja e Kuvendit Popullor..
Pasi KQZ-ja refuzoi regjistrimin e dy fraksioneve të DPS-së, DPS-ja me liderin Ahmed Dogan dhe kryetarin Xhevdet Çakërov dorëzoi dokumente për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zyra e DPS-së me udhëheqës Ahmed Doganov..
Pomorie, Varna dhe Sofja përfaqësojnë vendin tonë në stendën bullgare gjatë ekspozitës ndërkombëtare turistike International French Travel..
Manastiri Rozhen "Lindja e Hyjlindëses" kremton më 8 shtator festën e tempullit me një procesion liturgjik me ikonën çudibërëse të Nënës së Shenjtë,..
Pas festës së Lindjes së Hyjlindëses, Kisha nderon prindërit e saj - shenjtorët Joakim dhe Anna. Për fshatin Smoliçano në rajonin e qytetit Kjustendill,..