Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktiviteti i pritur në zgjedhjet për eurodeputetë në Bullgari po ulet

Foto: BGNES

Agjencia sociologjike “Alpha Research” regjistroi ulje të aktivitetit të pritur në zgjedhjet për eurodeputetë në fund të muajit maj. Bullgarët, që janë të sigurt se do të votojnë, janë pakësuar nga 35.0% në fund të marsit deri në 32.9% në fund të prillit. Ndër ata, që janë kategorikë se do të votojnë 32.7% përkrahin Partinë Socialiste Bullgare (BSP), ndërsa 32.2% - GERB. Potenciali i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) është 9.3%. Ka përqendrim të votës nacionaliste rreth VMRO-s, e cila disponon një përkrahje prej 6.0%. Kjo e ka pakësuar përkrahjen për “Patriotët për Valeri Simeonovin” deri në 1.7%, ndërsa për “Ataka” deri në 1.2%. Çështjet kryesore tani për tani sipas sociologëve janë dy – nëse partitë kryesore do të mund ta ndalojnë uljen e përkrahësve të tyre dhe nëse ndonjë prej formacioneve më të vogla do të mund të deklarojë alternativë reale politike dhe resurs për ndryshime në plan të brendshëm.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD