Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarja për Paqe në Sofje ishte pika e kulmit e vizitës së Papës

Foto: BTA

Vizita apostolike e Papës Françesku në Bullgari kulmoi më 6 maj në mbrëmje me një Ngjarje për Paqe në sheshin “Pavarësia” në Sofje. Vendi i ngjarjes ishte zgjedhur në mënyrë simbolike për shkak të afërsisë me kishën, sinagogën dhe xhaminë, si simbol i unitetit dhe tolerancës. Përfaqësuesit e feve të ndryshme drejtuan mesazhe personale për paqe. 6 fëmijë  nga bashkësitë e ndryshme fetare mbanin pishtarë të ndezur në shenjë të fitimit të dritës dhe të paqes mbi errësirën dhe kundërvënien. Në fjalimin e tij Papa Françesku uroi që paqja të shpërndahet nëpër të gjithë Tokën. Kjo ishte ngjarja qe e fundit e programit  zyrtar të Papës në Bullgari dhe në shesh ai u nda me përfaqësuesit e pranishëm të feve të ndryshme. Nesër Ati i Shenjtë niset për në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë Veriore - Shkup.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD