Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev përshëndeti Stevo Pendarovskin për fitoren e zgjedhjeve

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev përshëndeti Stevo Pendarovskin për fitoren e arritur në zgjedhjet për president të Maqedonisë Veriore. Udhëheqësi bullgar i shtetit i uroi sukses dhe kurajë vendit në rrugën për anëtarësi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Radevi apeloi për një takim të shpejt me Pendarovskin, duke nënvizuar se Bullgaria mbetet një përkrahëse konsekuente e perspektivës evropiane të Shkupit. Udhëheqësi bullgar i shtetit deklaroi se pret që homologu i tij të punojë për përfshirjen e frymës së Traktatit të miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në themelin e marrëdhënieve të ardhshme midis të dyja shteteve historikisht të afërta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PP-DB është kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri nga Këshilli i Lartë Gjyqësor

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të mos rifillojë procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pasi i ka skaduar mandati dhe ai nuk ka legjitimitet për të përcaktuar se kush..

botuar më 24-09-05 12.30.MD
Ahmed Dogan dhe Deljan Peevski

KQZ: Koalicionet e Peevskit dhe Doganit duhet të dëshmojnë se DPS nuk është e përfshirë në to

Koalicionet e dy krahëve të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) duhet të dëshmojnë se partia DPS nuk është pjesë e përbërjes së tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit të këtij viti, vendosi Komisioni Qendror i..

botuar më 24-09-05 10.26.PD

Festivali i arteve të rrugës ndez pasionet në Plovdiv

Rruga emblematike "Ivan Vazov" në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, gjallërohet nga data 5 deri më 8 shtator për edicionin e radhës të Festivalit të Rrugës “Station Street Festival”. Programi përfshin koncerte, zona të ndryshme..

botuar më 24-09-05 5.25.PD