Sipas të dhënave të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari gjatë tremujorit të parë të këtij viti për shpenzimet e një familjeje katër anëtarëshe kanë qenë të nevojshme 313 euro për një person – kjo do të thotë 16 euro më shumë krahas vitit 2018. Pagat vazhdojnë të jenë burimet kryesore të të ardhurave të familjeve bullgare dhe paga mesatare tek ne është 580 euro. Në bazë të pagave llogaritet një rritje reale e fuqisë blerëse 6,4%. Gërshëra midis pagave më të ulëta dhe atyre më të larta vazhdon të hapet dhe tani ato më të lartat janë 5,9 herë më të mëdha. Kjo çon deri në zhdukjen e klasës së mesme. Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari propozon një rritje të pagave 12-15% në vit dhe kështu paga mesatare në vitin 2020 mund të arrijë 971 euro, kurse ajo minimale – 460 euro.
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..