Sot kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Apostujve të Shenjtë Kirill dhe Metodij – krijuesit e alfabetit sllav. Vëllezërit sllavë janë të njohur si shenjtorë akoma në fund të shekullit të IX, kurse informacioni për festimet e para të ditës së tyre më 11 maj është që nga shekulli i XII.
Gjatë periudhës së Rilindjes në Bullgari kjo datë afirmohet si një festë kishtare e Apostujve të Shenjtë. Alfabeti i krijuar prej tyre, i njohur si “glagolica” (глаголица) gërsheton tre shenjat е krishterimit – trekëndëshin, kryqin dhe rrethin. Konsiderohet se krijimi i këtij alfabeti është bërë në manastirin “Shën Polihron” në Azinë e Vogël, ku mbase janë përkthyer në gjuhën sllave librat më të rëndësishëm për shërbesat e krishtera. Në mesin e shekullit të IX në Moravinë e Madhe, të dy vëllezërit bashkë me nxënës të vet vënë themelet e shkollës letrare të Moravisë së Madhe. Pas kësaj nisen për në Venecie, ku Kirill zhvillon diskutimin e famshëm për dogmën tre-gjuhësore me klerin latin. Sipas kësaj dogme, krishterimi mund të predikohet vetëm në tre gjuhë: hebraike, greke dhe latine. Logjika e tij e fort, argumentet e arsyetuara teorike fitojnë në debat. Pas diskutimit në Venecie të dy vëllezërit mbërrijnë në Romë, ku pak pas kësaj Kirill vdes. Ai është i varrosur me solemnitet në kishën “San Klemente”.
Një mijë vjet më vonë, gjatë vitit 1881, në Romë kremtojnë për herë të parë kujtimin e të dy vëllezërve. Në lidhje me këtë përvjetor në bazilikën “San Klemente”, me ndihmën e disa shteteve është ndërtuar një faltore, në të cilën janë vendosura eshtrat e tij. Njohja e madhe për veprimtarinë apostolike dhe kulturore të krijuesve të shkrimit sllav në kontinentin e Vjetër vjen më 31 dhjetor 1980, kur papa Gjon Pali i II i shpall vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij përkrahës të Evropës. Sot emri i tyre pasqyron urën shpirtërore midis traditave të krishtera lindore dhe perëndimore, si dhe unitetin kulturor të Evropës.
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..