Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I pyesin bullgarët jashtë shtetit çfarë mund t’i kthejë në Bullgari

Foto: arkiv

Agjencia “Market Links” dhe organizata joqeveritare “Lëvizja për kauzën kombëtare” organizojnë një sondazh ndër bullgarët, që jetojnë jashtë shtetit. Sondazhi do të zhvillohet me ndihmën e vullnetarëve në ditën e zgjedhjeve evropiane në rajonin e pikave të votimit në sa më shumë vende të BE-së. Qëllimi i anketës është që të konstatojë se çfarë mund t’i provokojë bullgarët që të kthehen në Bullgari dhe cilat janë pengesat për marrjen e një vendimi të tillë. Anketa do të jetë online dhe aktive një javë para datës 26 maj. Organizata joqeveritare është duke përgatitur një platformë me emrin “BULGARIA WANTS YOU” e cila do që të krijojë lidhje mes biznesit dhe bullgarëve në botë, nëpërmjet dhënies së mundësisë për të punuar dhe banuar në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 gushtin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 24°, në Sofje – 19°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pasdite kryesisht mbi malet do të përhapen shtëllunga resh, por vetëm në disa zona në masivet jugperëndimore të Bullgarisë..

botuar më 25-08-11 7.35.MD

Britania е Madhe përfshin kriminelët bullgarë në skemën "Deportimi Tani"

Qytetarët kriminelë bullgarë do të deportohen nga Mbretëria e Bashkuar pa të drejtë të apelojnë vendimin para dëbimit. Bullgaria është midis 15 vendeve të shtuara në një sistem të quajtur "Deportimi Tani, Apelimi Më Vonë", raportoi BNR Horizont...

botuar më 25-08-11 6.18.MD

U zbulua një varr i lashtë i gjetur në themelet e Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje

Gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe rinovimit në Ndërtesën Veriore (nga ana e rrugës “Oborishte”) të Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje, u gjet një varr i lashtë tegul - pjesë e Nekropolit Lindor të Serdikës së Lashtë.  Bërthama e nekropolit..

botuar më 25-08-11 2.42.MD