14 janë ofertat e dhëna të ekipeve arkitekturore nga Bullgaria, Italia, Franca, Rumania, Rusia dhe Turqia në konkursin ndërkombëtar për rinovimin e sheshit “Shën e Diela” në qendrën historike në Sofje. Më të shumta janë projektet konceptuare të ekipeve bullgare dhe italiane. Në etapën e parë ekipet arkitekturore prezantuan përvojën e tyre profesionale. Më 21 qershor një juri do të zgjedhë 7 koncepte dhe do të ftojë autorët e tyre të zhvillojnë projekte më të plota. Bashkia e kryeqytetit do të ftojë fituesin që të realizojë projektin e dalluar. Detyra është ruajtja e karakterit historik të hapësirës, krijimi i lidhjes midis zonave të këmbësorëve, dizajnit bashkëkohor urban, mjedisit të arritshëm si dhe përshtatshmërisë ekonomike.
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë. Pasdite, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga jugperëndimi dhe në mbrëmje do të bien reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit gjatë natës. Temperaturat minimale..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..
Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali,..
Presidenti Rumen Radev i paraqiti Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar me pyetjen "A jeni..
Gjatë natës , do të ketë reshje në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive pas mesnatës, në rajonet jugperëndimore të vendit...