Sipas prognozave të exit poll-it të agjencive sociologjike, të shpallura në momentin e përfundimit të ditës zgjedhore në Bullgari, në Parlamentin e ri Evropian do të kenë përfaqësues të vet gjithsej 5 forca politike bullgare. Sipas agjencisë “Gallup International”, e cila është partner i Radios Kombëtare Bullgare për zgjedhjet, GERB dhe Bashkimi i Forcave Demokratike (SDS) janë në vend të parë me përkrahje prej 30,5%. Pas tyre janë Partia Socialiste Bullgare (BSP) për Bullgarinë me 25,4%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 12,8%, VMRO-BND (Lëvizja Kombëtare Bullgare) me 8% dhe Bullgaria Demokratike me 6,5%. Exit poll-i i “Alpha Research” tregon rezultate pothuajse të njëjta: GERB dhe SDS - 32,7%, BSP për Bullgarinë - 23,2% , DPS - 13,6%, VMRO – BND - 7%, Bullgaria Demokratike - 5,9%. Në bazë të këtij raporti të forcave politike “Gallup International” parashikon se GERB dhe SDS do të kenë 6 vende në Parlamentin Evropian, BSP për Bullgarinë – 5, DPS – 3, VMRO-BND – 2, ndërsa Bullgaria Demokratike – 1.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..