Kryeministri Bojko Borisov mori pjesë në një darkë joformale pune të udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë të BE-së. Nga kryeqyteti belgjian ai vuri në dukje se Partia Popullore Evropiane ka duartrokitur GERB-in për këtë se në zgjedhjet evropiane në Bullgaria ai e ka mundur në një dyluftim direkt liderin e Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev. Borisov, i cili është kryetar i GERB-it, bëri të ditur se do të zhvillojë reforma në organizatat partiake të GERB-it në Pleven dhe Dobriç për shkak të paraqitjes së pakënaqshme në zgjedhje. Kryeministri nuk iu përgjigj pyetjes se kush sipas tij duhet të jetë eurokomisionari i ardhshëm i Bullgarisë, duke u argumentuar se priten konsultime mbi këtë temë.
Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..