Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kongresi i SHBA-së lejoi që Bullgaria t’i blejë avionët F-16

Foto: BGNES

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi projektin për shitjen e pakos prej 8 avionëve gjuajtës F-16 Block-70 me çmim 1,6 mlrd. dollarë. Filloi afati dyjavor, në të cilin pala amerikane do t’ua ofrojë autoriteteve bullgare projektmarrëveshjen. Pritet se çmimi për blerjen e avionëve, bashkë me pakon e të gjitha pajisjeve luftarake do të jetë në kuadrin e 1,2 miliardë dollarësh, informuan nga Ministria bullgare e Mbrojtjes. Fillimisht Kuvendi Popullor bullgar miratoi shumën prej 1,03 miliardë dollarë për marrëveshjen në fjalë, por pak më vonë deputetët lejuan devijime nga kjo shumë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Luftimi i zjarrit në Sllavjanka po vazhdon

Më shumë se 150 zjarrfikës po vazhdojnë betejën me zjarrin në pjesën perëndimore të malit Sllavjanka. Disa vatra u aktivizuan në territorin grek dhe arritën të hynin në një pyll me plantacione dëllinjash në territorin bullgar. Për të parandaluar..

botuar më 24-08-08 3.41.MD
Hristijan Mickoski

Kompania Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore hodhi poshtë thëniet e Shkupit për Korridorin nr.8

Thëniet e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit të tij dhe ministër të transportit Aleksandër Nikolloski dhe faktorëve të tjerë përgjegjës në Shkup për Korridorin nr.8 janë gënjeshtra dhe manipulime.  Këtë e deklaroi..

botuar më 24-08-08 10.46.PD

Për shkak të rinovimit, Sistemi Informativ Kombëtar i Vizave u pezullua përkohësisht

Ministri i turizmit Evtim Milloshev dhe zëvendësministrja e jashtme Maria Angelieva diskutuan lehtësimin e dhënies së vizave për vendet e treta, nga të cilat pranohen shumë kërkesa për punë dhe vizita turistike në Bullgari, njoftoi BTA. “Ne po punojmë..

botuar më 24-08-08 10.26.PD