Nga 3 deri në 9 qershor Bullgaria merr pjesë në një aksion të Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Policisë Rrugore – TISPOL, i cili zhvillohet në territorin e të gjitha vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian. Ka kontroll të forcuar të shoferëve për përdorim alkooli dhe narkotikësh. Sipas statistikës 1/3 prej shkaqeve që shkaktojnë incidentet në rrugët evropiane me numër të madh viktimash është ngasja e veturave pas përdorimit të alkoolit, ose narkotikëve. Gjatë kontrollimit policët rrugorë do të ndjekin nëse shoferët disponojnë sigurimin e detyrueshëm “Përgjegjësi Civile”, talone elektronike, si dhe nëse kanë gjoba të papaguara.
Në pritje të Lindjes së Krishtit, Kisha Ortodokse hap dyert për shërbesat e sotme, që lajmërojnë përmbushjen e misterit të mishërimit të Zotit. “Të rijetojmë Lindjen e Krishtit në shërbesat solemne për të pritur siç duhet Birin e Zotit, i cili zbret..
Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% - hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..