Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria duhet të përballojë problemin e korrupsionit, që të marrë përkrahjen e Mbretërisë së Holandës për anëtarësimin në Shengen

Foto: BTA

Bullgaria duhet të përballojë problemin e korrupsionit dhe të sistemit të drejtësisë, që të marrë përkrahjen e Mbretërisë së Holandës për anëtarësimin në Shengen. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm i vendit Stef Blok, duke iu përgjigjur një pyetjeje të Radios Kombëtare Bullgare. Në kuadrin e vizitës së vet në Bullgari ai u takua me Kryeministrin Bojko Borisov dhe me Zëvendëskryeministren Ekaterina Zaharieva. Ndër temat e shqyrtuara janë migracioni dhe sigurimi në BE, si dhe forcimi i partneritetit dypalësh në kontekstin e përvjetorit të 110-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Bullgarisë dhe Mbretërisë së Holandës. Mbretëria e Vendeve të Ulëta është në vend të parë për nga investimet e drejtpërdrejta të huaja në Bullgari. Gjatë vitit 2018 ato kanë tejkaluar 1 mlrd euro. Në Mbretërinë e Holandës ka gjashtë shkolla bullgare. Në vend bëjnë studime mbi 3 000 studentë bullgarë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD