Në qoftë se deri në fund të vitit nuk merremi vesh për datën e festimit të heroit tonë të përbashkët Goce Dellçev, nuk do të punojmë në Komisionin e përbashkët me Maqedoninë e Veriut, deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Breza me radhë në Maqedoni u tregojnë fëmijëve të tyre gënjeshtra të mëdha dhe përhapin nacionalizëm të falsifikuar. Kjo nuk mund të pranohet nga ana jonë. Ne e dimë historinë e tyre – tërë kuptimi i tyre për kombin është krijuar në bazë të ndarjes nga Bullgaria, tha Ministrja Zaharieva. Sipas saj data e propozuar nga Shkupi – 7 tetor, për nderimin e përbashkët të Goce Dellçevit është absurde, sepse atëherë është bërë tradhtia më e madhe në historinë bullgare dhe regjimi komunist ua ka dorëzuar lipsanat e vojvodës Goce Dellçev Jugosllavisë së Titos.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..