Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është organizatore e Kongresit të Gjashtë Botëror të Agjencive të Informacionit

Maksim Minçev
Foto: arkiv

Më 13 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje fillon punimet Kongresi i Gjashtë Botëror i Agjencive të Informacionit. Brenda 3 ditëve – deri më 15 qershor, përfaqësues të më se 100 shteteve dhe më se 120 mediave  do të diskutojnë të ardhmen e lajmeve në kushtet e hapësirës së sotme mediatike. Kongresi organizohet nga Këshilli Botëror i Agjencive të paraqitur nga liderët më të mëdhenj të informacionit si Rojters, Asoshejtet Pres, Tajms, TASS, Frans Pres, Sinhua etj. Me ndihmën e Agjencisë Telegrafike Bullgare, programi i larmishëm i forumit parashikon që pjesëmarrësit jo vetëm të njihen me mediat bullgare, por edhe të takohen me përfaqësues të klasës politike bullgare, të realizojnë kontakte me shoqërinë bullgare dhe të njihen me folklorin, kulturën dhe traditat tona. Ditën e fundit parashikohet vizitë në Kryeqytetin Evropian të Kulturës – Pllovdiv.

Mendoj, që në se do të përfitojmë nga kjo veprimtari, do të jetë shumë mirë për shtetin – theksoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Maksim Minçev, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare dhe shtoi: - Nga njëra anë është i përqendruar një vëmendje e madhe mediatike, ndërsa nga ana tjetër Bullgaria do të hyjë në informacione të shumta. E larmishme është paleta e pjesëmarrësve. Për mua është shumë interesant njeri prej miqve tanë – shkrimtari, gazetar dhe filozof me famë botërore Erik Uajnër (Eric Weiner). Vetëm në Bullgari librat e tij kanë një tirazh njëqindmijësh. Para të gjithë pjesëmarrësve ai do të flasë për gjeografinë e mençurisë.

Pritet pjesëmarrësit të diskutojnë zhvillimin e rrymës së informacionit. E ardhmja e tij lidhet me ndryshimet e mëdha strukturore dhe teknologjike në mediat – internet, rrjetet sociale, intelekti artificial. Ata kërcënojnë ekzistencën e vet profesionit të gazetarit – theksoi Maksim Minçev. Sipas tij mungesa e rregullave në hapësirën mediatike dhe interpretimi i lirë i informacionit mediatik janë shkak për lajme të rreme:

Pak ose shumë ato tema ishin dhe vazhdojnë të jenë objekt i shumë diskutimeve dhe i konferencave në Bullgari. Megjithëkëtë nuk mund të gjejmë përgjigjen e saktë të pyetjeve. Është e dukshme, që intelekti artificial është gati të hyjë në mediat. Personalisht unë mendoj se nuk jemi gati, sepse ai është një gjë e panjohur. Vitet e fundit jo vetëm gazetaria e agjencive me specifikën e saj, por tërë profesioni po ndryshohet. Ndryshohet tërë infrastruktura e mediave. Gjithçka është shumë dinamike dhe ngandonjëherë ndryshimet realizohen brenda një muaji, jo brenda dekadave, siç ishte më parë.

Sipas drejtorit të Agjencisë Telegrafike Bullgare, pas rënies së Murit të Berlinit filloi një deshtetëzim i mediave në mbarë Evropën dhe të parët të cilët alarmojnë, se ky është një qëndrim i gabuar janë vendet e Evropës Perëndimore.

Media publike ka vendin e vet, ndërsa në vendet tona nga Blloku i Lindjes media shoqërore është jashtëzakonisht e nevojshme për shoqërinë. Në se udhëhiqemi nga interesi tregtar, reklamat dhe ligjet e fitimit, mund të dalë, se kemi privuar nga mundësia të disponojmë informacion real për shkak të karakterit subjektiv të politikës private, tha në përfundim Maksim Minçev.

Adaptuar për Radio Bullgarinë: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD