Shumë nga kandidatët me prejardhje bullgare për shkollat e larta bullgare theksojnë se kanë probleme me gjuhën. Për këtë arsye Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit” organizon kurse verore përgatitore, njoftoi profesoresha Svetozara Hallaçeva nga departamenti i mësimit të gjuhëve. Këshilli për Punë me Bullgarët Jashtë Shtetit pranë Nënpresidentes Ilijana Jotova kërkon që dëshmitë e përdorura deri tashti për prejardhje bullgare të ndërrohen me dokument për zotërimin e gjuhës bullgare në nivel B2. Mësimi i gjuhës mund të bëhet me ndihmën e mësuesve të gjuhës bullgare në shkollat bullgare jashtë shtetit duke shfrytëzuar sajtin e departamentit me më se 500 ushtrime, tekste dhe dialogë për certifikimin e zotërimit të gjuhës, rekomandoi zonja Hallaçeva.
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..