Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë Veriore Nikola Dimitrov tha se vendi i tij ka qëllime të mëdha të përbashkëta me Bullgarinë, kurse Shkupi dhe Sofja do të gjejnë mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, lidhur me Traktatin e Miqësisë. I pyetur nëse janë reale kërcënimet bullgare për bllokimin e bisedimeve midis Shkupit dhe Bashkimit Evropian, në qoftë se nuk arrihet mirëkuptim për figurën e heroit të përbashët Goce Dellçev, ministri u përgjigj se, çështjet historike janë shumë delikate dhe emocionuese, por do të gjendet zgjidhjet e tyre përmes respektit dhe miqësisë. Dimitrov shpreson se do të ketë mundësi ta shqyrtojë çështjen në Sofje, gjatë kohës së takimit të Iniciativës së Detit të Zi. Jam i bindur se suksesi i Maqedonisë në integrimin evropian është shumë i rëndësishëm për Bullgarinë mike dhe ne do të gjejmë mënyrë që çështjet historike jo vetëm të mos të jenë pengesë, por dhe të inkurajojnë këto bisedime.
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..