Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspert prej 10 shteteve diskutojnë në Sofje dhunën mbi fëmijët

Foto: nmd.bg

Sofja është mikpritësja e konferencës regjionale për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër fëmijëve, organizuar  nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale,  Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, UNICEF, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizatat joqeveritare. Marrin pjesë mbi 140 ekspertë prej 10 shteteve në regjion, si dhe pedagogë të autoritetshëm nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bullgaria. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë pothuajse 1 miliardë të mitur kanë pësuar dhunë emocionale ose seksuale gjatë vitit 2017. Sipas të dhënave të autoriteteve bullgare në vend, vjet afro 5 mijë fëmijë kanë vuajtur prej krimeve, kurse në shkolla ka pasur 3 mijë e 600 raste të agresioni.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lena Borisllavova

Me një mandat të PP-DB, ka të ngjarë të mos ketë qeveri

Me hyrjen në parlament, Lena Borisllavova nga PP-DB e komentoi përjashtimin e deputetëve nga DPS-ja si një hap i Deljan Peevskit për t'u bërë forcë e tretë politike, sepse ai nuk mund të ofrojë asgjë. Borisllavova gjithashtu theksoi se me 39 deputetë..

botuar më 24-07-04 11.47.PD
Ramadan Atallaj

Ramadan Atallaj bëri thirrje për unitet në DPS

Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj,  bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..

botuar më 24-07-04 11.36.PD
Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD