Deputetët miratuan në lexim të parë projekt-ndryshimet e Ligjit për Energjetikën, i cili reglamenton krijimin e bursës së gazit. Shefi i “Bulgartransgaz” Vlladimir Malinov informoi se qëllimi është që bursa të fillojë të punojë deri në fund të vitit 2019, kurse Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova komentoi se bursa do t’i mbrojë interesat e biznesit dhe të konsumatorëve familjarë të gazit natyror. Ishte nënvizuar se Bullgaria ka potencial të madh dhe mund të bëhet qendër rajonale e shpërndarjes së gazit dhe në bazë të kësaj ideje është plani për krijimin e qendrës shpërndarëse “Ballkan” i përpunuar nga qeveria bullgare dhe Komisioni Evropian.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..