Me ftesën e kryetarit të Kinës Xi Jinping, që sot deri më 5 korrik Presidenti bullgar Rumen Radev është për vizitë shtetërore në Kinë. Me Xi Jinping dhe me kryetarin e Këshillit Shtetëror (kryeministrin) Li Keqiang Rumen Radev do të diskutojë mundësitë për arritjen e një niveli strategjik të marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti ynë do të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së Forumit Ekonomik Botërër në Dalian, i njohur si “Davosi Veror ”.
Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..
Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin..
Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..