Ekzistojnë një sërë dallimesh të konsiderueshme në projektimin dhe mënyrën e eksploatimit të reaktorëve të tipit të atij të Çernobilit (RBMK) dhe reaktorëve në centralin atomik elektrik “Kozloduy” (VVER), ku një avari e ngjashme është e pamundshme. Këtë e deklaroi sekretari ekzekutiv i forumit atomik “Bulatom” Stanisllav Georgiev, duke u përgjigjur kritikave të lidhura me sigurinë e energjetikës sonë bërthamore pas linçimit të filmit të HBO –së “Çernobili”. Kryetari i Agjencisë së Rregullimit Bërthamor, i cili ka qenë në krye të këtij institucioni në periudhën 2004-2013 Sergej Coçev shtoi se katastrofa e Çernobilit e ka kontributin e vet për përmirësimin e sigurisë së energjetikës bërthamore botërore. Pas kësaj katastrofe janë hartuar standarde të reja të sigurisë. Bashkimi Evropian gjithashtu ka shumë direktive të lidhura me sigurinë atomike, të cilat shtetet-anëtare janë detyruar t’i respektojnë.
Qeveria e Holandës propozon që mbretëria të pajtohet me pranimin e Bullgarisë në Shengen dhe me rrugë tokësore, mësoi BNR. Kabineti e paraqiti propozimin e tij në parlamentin e vendit, siç kërkohen liegjisëlacioni kombëtar. Deputetët mund ta hedhin..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev u takua me ambasadorët e BE-së dhe diskutoi anëtarësimin e vendit në Eurozonë, njoftoi BNB. Takimi u mbajt në Sofje me ftesë të ambasadorit të Hungarisë Miklosh Borosh në kuadër të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me mjegull. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4° deri..
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat..