Sindikatat, Ministria Sociale dhe Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari hodhën poshtë idenë për kartë për njerëzit me prejardhje bullgare e cila të dallohet nga karta e identitetit. Propozimi u diskutua në një mbledhje të Këshillit Trepalësh Kombëtar. Argumenti kryesor është, se qasja e këtyre njerëzve në tregun e punës është i rregulluar me Ligjin për Migracionin e Punës. Qëllimi i propozimit të Partisë VMRO për një kartë speciale është të lehtësohet integrimi i njerëzve nga diasporat historike bullgare. Ideja u përkrah nga 4 nga 5 organizatat e punëdhënësve tek ne me qëllim të kapërcehet deficiti i krahut të punës tek ne.
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën..
Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për formimin e qeverisë, deklaroi presidenti Rumen Radev në Burgas, ku mori pjesë në stërvitjen "Briz..
Nga Uashingtoni, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev tha se nuk ka shpjegim pse presidenti ende nuk ka shpallur datën për dorëzimin e mandatit të dytë eksplorues për formimin e qeverisë. “Sigurisht që presidenti Rumen Radev ka..