Krahina e Dobruxhës, e vendosur në Bullgarinë Veriore, është burimi më i madh i frymëzimit për njërin prej shkrimtarëve më të dashur bullgar - Jordan Jovkov. Shumë nga temat e tij zhvillohen pikërisht mes fushave të arta të regjionit dhe tregojnë për jetën e vështirë të njeriut, i cili punon në fushë. Dhe sot e kësaj dite Dobruxha mbetet regjioni më i rëndësishëm për Bullgarinë për prodhim drithërash, por përfytyrimi se është vetëm një zonë bujqësore është i gabuar. Këtu janë të vendosura territore jashtëzakonisht të rëndësishme nga pikëpamja ekologjike dhe turistike.
Gjatë viteve të fundit në regjion zhvillohet turizmi fshatar, për të cilën ndihmojnë dhe shtëpitë e vogla kokete fshatare të cilat janë kthyer në shtëpi për miq. Një shtëpi e tillë gjendet në fshatin Bezmer, bashkia Tervell, e vendosur në 30 kilometra largësi nga kufiri tokësor me Rumaninë. Fshati i populluar prej bullgarëve, turqve dhe romëve gjatë viteve është bërë shembull i një bashkëjetese të mirë dhe tolerancës midis etnoseve. Gjatë vitit 1989 afro 600 banues e braktisin dhe shpërngulen në Turqi. Më vonë rritet numri dhe i emigrantëve ekonomikë, të cilët ndahen me krahinën e vet të lindjes. Por, ka dhe entuziastë të cilët duan të dëshmojnë se Dobruxha është e gjallë, se Dobruxha zhvillohet dhe është e pasur me njerëz dhe tradita. Një prej tyre është bashkëbiseduesja jonë Nevena Deneva, e cila ka një shtëpi për miq:
“Detyra ime është të popullarizoj turizmin në këtë rajon të virgjër, të tregoj se edhe në Dobruxha ka folklor, tradita, zanate. Njerëzit i ruajnë këto vlera dhe gëzohen t'i prezantojnë përpara miqve. Unë jam ekonomiste për nga profesioni. Prej kohe në kokën time kishte lindur ideja për krijimin e një shtëpie për miq me një pjesë për muze. Kjo gjithmonë më ka tërhequr me qenë se e gjithë familja ime është marrë me folklor dhe me artizanale. Që të gjithë këndojnë, ekzekutojnë muzikë. Jemi banues të Dobruxhës. Kjo gjithmonë ka qenë thellë në planet e mia. Kur dola në pension vendosa t'i kthejë shtëpitë e trashëguara nga të afërmit e bashkëshortit tim pikërisht në një objekt të tillë. Rendita të gjitha gjërat si një ekspozitë e jetës dhe e folklorit të banuesit e kësaj krahine. Shtëpia u bë si një qendër tërheqëse si për turistët dhe për miqtë të cilët kërkojnë strehim, ashtu dhe për vizituesit e përmbledhjes etnografike në katin e poshtëm”.
Nevena Deneva shënoi se ka shfrytëzuar një përkrahje minimale nga fondet evropiane. “Shuma nuk është e madhe, por ajo është shumë e rëndësishme për njerëzit në Dobruxha, sepse ne e dimë shumë mirë çmimin e çdo një levi” - tha Deneva dhe shprehu falënderim për ndihmën e parave evropiane.
“Dobruxha në këtë pjesë rreth qytetit Tervell, rreth fshatit Bezmer, sa i përket anës turistike nuk njihet mirë. Por dhe këtu ka objekte të rëndësishme të cilat meritojnë të shikohen. Në rreth 20 kilometra nga Bezmeri gjenden gërmimet në fshatin Onogur. Arkeologët po kështu qëndrojnë në shtëpinë tonë dhe çdo natë tregojnë me admirim për zbulimet aty” shënon bashkëbiseduesja tonë.
Një bazilikë nga shekulli i 5 u gjend nga arkeologët në kalanë nga periudha e hershme bizantine Pallmatis rreth fshatit Onogur. Kalaja Pallmatis është shpërndarë në mbi 200 hektarë rreth fshatit të tanishëm Onogur. Qyteti i lashtë ka qenë i shkatërruar dhe i djegur disa herë nga pushtuesit gjatë shekujve të 6 dhe të 7. Bazilika është e ndërtuar gjatë kohës së perandorit Justinian i Madh /vitet 527-565/.
Por, pasuria e vërtetë e Dobruxhës janë njerëzit tepër punëtorë, traditat dhe folklori, është e bindur mikpritësja. Shumë nga zanatet janë të gjalla dhe akoma ka mjeshtër në Bezmer. Ekspozita etnografike po kështu jep një përfytyrim për këtë jetesë të pasur të njerëzve në të kaluarën. Duke mësuar për idenë për një muze shumë nga bashkëfshatarët e mi vetë vijnë dhe dhurojnë artefakte të vjetra - sende të ndryshme pune, vegje, dantella, qëndisje, qilima e të tjera.
“Këtu kam renditur zanatet e Dobruxhës-tubimet, vendet për thurjen e leshit, puna në fushë, mbledhjen e rendimentit të misrit dhe të grurit, thurjen. Kam mbledhur çdo gjë në një vend. Çdo gjë më është dhuruar nga njerëzit në fshatin Bezmer. Çdo një prej tyre kishte dëshirë të sjellë këtu sende të lashta që të mund të shikohen nga më shumë njerëz”.
Shpesh miq të shtëpisë janë turq, të cilët janë shpërngulur në Turqi. Shpesh aty tingëllojnë këngë në gjuhët e ndryshme të etnoseve. Në qoftë se ndonjë ditë dhe ju vendosni të arrini deri tek pjesa më verilindore e Bullgarisë, duhet të dini se në fshatin Bezmer do të ketë shtëpi për ju me derë të hapur dhe njerëz tepër mikpritës me zemra të hapura.
Foto: arkiv personal
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..