Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vriten 17 000 derra në rrethin e Ruses

Foto: BGNES

Në rajonin e fermës industriale për rritje derrash në fshatin Nikollovo të rrethit të Ruses po vriten 17 000 derra për shkak të një vatre të porsazbuluar të murtajës afrikane ndër derrat. Aksesi i njerëzve të jashtëm është i ndaluar. Po dezinfektohen të gjithë automobilat dhe njerëzit që po hyjnë dhe po dalin. Situata në rajon është shqetësuese, sepse vetëm disa kilometra larg fshatit Nikollovo ka dy komplekse të tjera për rritje derrash. Bashkë me atë në Nikollovo ata sigurojnë 1/3 prej mishit të derrit për vendin. Në veprimet kundër përhapjes së sëmundjes janë përfshirë ushtria dhe xhandarmeria.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 shtatorin 2024

Vranësirat nga perëndimi do të shtohen gjatë natës në të gjithë vendin. Në Bullgarinë Perëndimore do të fillojnë reshjet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Të martën moti në vend do të jetë i vranët. Në shumë..

botuar më 24-09-09 7.35.MD

Kryetari i Parlamentit japonez ndodhet për vizitë në Bullgari

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Fukushiro Nukaga, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BNT. Me një ceremoni zyrtare përpara Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, Nukaga u prit nga kryetarja e Kuvendit Popullor..

rinovuar më 24-09-09 5.54.MD
Xhevdet Çakërov

DPS me lider Ahmed Dogan dorëzoi dokumente për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje

Pasi KQZ-ja refuzoi regjistrimin e dy fraksioneve të DPS-së, DPS-ja me liderin Ahmed Dogan dhe kryetarin Xhevdet Çakërov dorëzoi dokumente për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zyra e DPS-së me udhëheqës Ahmed Doganov..

rinovuar më 24-09-09 5.29.MD