Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vriten 17 000 derra në rrethin e Ruses

Foto: BGNES

Në rajonin e fermës industriale për rritje derrash në fshatin Nikollovo të rrethit të Ruses po vriten 17 000 derra për shkak të një vatre të porsazbuluar të murtajës afrikane ndër derrat. Aksesi i njerëzve të jashtëm është i ndaluar. Po dezinfektohen të gjithë automobilat dhe njerëzit që po hyjnë dhe po dalin. Situata në rajon është shqetësuese, sepse vetëm disa kilometra larg fshatit Nikollovo ka dy komplekse të tjera për rritje derrash. Bashkë me atë në Nikollovo ata sigurojnë 1/3 prej mishit të derrit për vendin. Në veprimet kundër përhapjes së sëmundjes janë përfshirë ushtria dhe xhandarmeria.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BE e kërcënoi Bullgarinë me sanksione nëse nuk vendos ekototaksa për kamionët

Komisioni Evropian i dha Bullgarisë dhe 15 vendeve të tjera të BE-së një afat prej dy muajsh për të zbatuar plotësisht rregullat evropiane për tarifat për kamionët e ngarkesave dhe për t'i sjellë ato në përputhje me dyoksidin e karbonit të emetuar nga..

botuar më 24-05-24 5.57.MD
Petër Dimitrov

Bullgaria, Rumania dhe Ukraina shkëmbejnë të dhëna për pastërtinë e Detit të Zi

Cilësia e ujit të detit është e mirë, tha në Varna ministri teknik i ekologjisë Petër Dimitrov. Ai saktësoi se monitorimi i ujërave mbetet jashtëzakonisht i rreptë, duke shkëmbyer informacione me institucionet në Rumani dhe Ukrainë. Edhe Ministria e..

botuar më 24-05-24 5.04.MD

Tubimi Kombëtar i Mbarështuesve të Deleve mblodhi së bashku bujq nga i gjithë vendi

Tubimi i 12-të Kombëtar i Mbarështuesve të Deleve u hap më 24 maj nën tingujt e gajdeve dhe me dëbimin e forcave të liga nga burrat e maskuar të quajtur kukeri. Pranë Manastirit Pjetri dhe Pali në afërsi të qytetit Veliko Tërnovo, 5-vjeçarja Mine..

botuar më 24-05-24 3.48.MD