Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lehtësohet procedura e regjistrimit të bullgarëve nga jashtë në universitetet tona

Foto: BGNES

Që nga muaji shtator regjistrimi i të rinjve bullgarë nga jashtë në universitetet bullgare do të ndodhë në bazë të notës së provimit të pjekurisë në vendin ku banon i riu dhe të certifikatës së zotërimit të gjuhës bullgare sipas Kornizës Evropiane Gjuhësore. Ato të dyja do të jenë të barabarta me maturën e gjuhës bullgare, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev. Për ndryshimin u morën vesh në një takim në Këshillin e Ministrave me Asociacionin e Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit. Është duke u përgatitur dhe një platformë elektronike, ku fëmijët e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit do të mund të aplikojnë në universitetet bullgare. U shqyrtua edhe puna në vazhdim për njohjen e gjuhës bullgare në BE si gjuhë mature, kështu qe nxënësi të mund të japë provime, që të mund të vërtetojë nivelin e zotërimit të saj. Kjo tashmë është në fuqi në 10 shtete amerikane. Mbi 32 000 bullgarë të vegjël vizitojnë 350 shkolla bullgare në 6 kontinente, vuri në dukje Ministri Vëllçev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Në parlament nuk ka marrëveshje nëse do të punojnë në gusht

Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë pas këshillit të kryetarëve të parlamentit ditën e enjte. Vetëm "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe..

botuar më 24-07-25 10.36.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore, Jugperëndimore dhe Lindore, reshje të forta shiu me shtrëngata dhe breshër. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-24 7.35.MD