Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezerva fiskale e Bullgarisë është duke u rritur

Ministria e Financave
Foto: BGNES

Ministria e financave informoi se në fund të qershorit sivjet rezerva fiskale e Bullgarisë ka qenë me vlerë 5,98 mlrd. euro, apo 11,7 mlrd. leva. Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ajo është me 460 miliona euro apo 900 mln. leva më shumë. Aktualisht buxheti shtetëror ka tepricë 1.64 miliarda euro (3,2 mlrd. leva) dhe ekspertët prognozojnë se gjatë korrikut rritja do të vazhdojë. Gjatë qershorit sivjet buxheti ishte aktualizuar dy herë dhe herën e dytë ishte zgjeruar pjesa e tij e shpenzimeve për shkak të blerjes së avionëve luftarakë F-16.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..

botuar më 24-07-08 7.35.MD
Kornelija Ninova

Pamundësia e formimit të një qeverie flet për një krizë të rëndë politike

Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas Ninovës, pamundësia e formimit të kabinetit është tregues i mosfunksionimit të pushtetit ekzekutiv...

botuar më 24-07-08 6.09.MD
Petko Nikollov

Anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen do t'i kursejë ekonomisë miliona euro

Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Petko Nikollov. Ai citoi një raport nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Akademinë Bullgare..

botuar më 24-07-08 2.03.MD