Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kostoja e jetesës e një familjeje bullgare me katër anëtarë është 1251 euro

Foto: Ani Petrova

Për jetën normale të një familjeje me katër anëtarë – dy prindër dhe 2 fëmijë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 janë të nevojshme 1251 euro, informuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Në këtë shumë hyjnë shpenzimet për ushqimet, mirëmbajtjen e shtëpisë, shërbimet shëndetësore, arsimin, transportin dhe pushimet. Paratë e nevojshme për një anëtarë familjeje janë 313 euro. Në krahasim me qershorin 2018 kostoja e jetesës së një familjeje është rritur me 45 euro. 480 euro është paga mesatare në Bullgari. Njerëzit më të pasur, të cilët përbëjnë 20% prej popullsisë marrin mesatarisht 7,7 herë më shumë në krahasim me më të varfrit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme raportoi një punë të shkëlqyer

Qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit ka publikuar një raport për aktivitetet e saj. Ai vëren se kabineti ka punuar me qëllim për të finalizuar procesin e anëtarësimit të plotë në Shengen dhe Bullgaria e ka përmbushur këtë qëllim. Falë përpjekjeve të..

botuar më 25-01-01 12.22.MD

Kushtet për shëtitje në male janë të shkëlqyera

Kushtet për shëtitje në male në ditën e parë të 2025 janë të shkëlqyera. Kështu njoftuan për BTA nga Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar. Është me diell dhe e qetë. Në disa nga resortet, disa objekte nuk funksionojnë. Temperatura maksimale në..

botuar më 25-01-01 11.32.PD

Në mënyrë simbolike ngritëm barrierën në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë

Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin Predoiu, shënuan fillimin e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në Shengen. Një bandë tunxhi e forcave..

botuar më 25-01-01 9.58.PD