Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kosova dhe Bullgaria shtojnë numrin e lejeve për transport ndërkombëtar

Foto: ARKSS

Takimi i komisioneve të përbashkëta profesionale ndërmjet Ministrisë së Transportit të Bullgarisë dhe Ministrisë homologe te Kosovës ka rezultuar nënshkrimin e një protokolli i cili nënkupton shtimin e kontingjentit të lejeve për transportin ndërkombëtar të udhëtareve dhe mallrave në mes dy vendeve. Kështu deri në fundin e vitit 2019 lejet e transportit bëhen 3000 më shumë. Gjatë vitit 2020 numri i tyre do të jetë 6000.

Për të nënshkruar këtë protokoll në Sofje ka qenë delegacioni i Ministrisë se Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Drejtori i Departamentit te Transportit Rrugor Xhemë Veseli. Ai është takuar me Zëvendësministrin e transportit te Bullgarisë Angel Popov, Drejtorin ekzekutiv të Agjencisë se Transportit Rrugor Boyko Ranovski dhe Drejtoreshën e Drejtoratit te Transportit Rrugor Tsvetelina Ilieva-Yordanova.

Sipas Ambasadorit të Kosovës tek ne z. Edon Cana shtimi i numrit të lejeve për transport është treguesi me i mirë i rritjes se shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik në mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Pjesë e grupit negociues ne takimin e komisioneve të përbashkëta ka qenë dhe Sekretari i parë i Ambasadës Bujar Desku, derisa formati i këtij takimi është derivat i Marrëveshjes për Transport të Mallrave dhe Udhëtarëve nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë, në korrik të vitit 2011.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD