Viktor Ivanov u bë kampioni botëror i Arteve Marciale të Përziera (MMA) tek të rinjtë deri në moshë 18 vjeç. Ai fitoi medaljen e artë në kampionatin e planetit në Romë. Sportisti i klubit sportiv të MMA-së të qytetit Shumen garoi në kategorinë 70.3 kg, pasi fitoi në mënyrë të bindshme ndeshjet me përfaqësuesit e Finlandës, Kazakistanit dhe Kanadasë. Në finale ai mposhti rusin Islamdin Çerivmurzaev. Në botërorin në Itali të organizuar nga federata ndërkombëtare IMMAF Bullgaria fitoi tri medalje. Medalje të artë mori dhe Viktor Ganev deri më 40 kilogramë në grupmoshën deri më 16 vjeç, kurse Viktor Dimitrov përsëri deri më 40 kilogramë tek djemtë deri më 14 vjeç fitoi medaljen e argjendtë.
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..