Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

90 milionerë më shumë në Bullgari vetëm për një vit

Foto: arkiv

Vetëm për një vit Banka Popullore Bullgare ka regjistruar 90 llogari bankare të reja me më shumë se një milion leva (rreth 500 mijë euro). Sipas statistikës aktualisht në vend ka 916 milionerë dhe pasuria e tyre e përbashkët është rreth 1 miliardë e 22 miliona euro, bëri të ditur Televizioni i Ri. Sipas statistikës paga mesatare mujore në vend është 638 euro. Rroga më e ulët mesatare është ajo në qarkun e Bllagoevgradit (402 euro), kurse ajo më e lartë – në kryeqytet (881 euro).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas një sondazhi i Agjencisë “Mjara” një pjesë e madhe e bullgarëve duan një kabinet të rregullt

Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% -  hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike..

botuar më 24-12-24 9.50.PD

Parashikimi I motit për 24 dhjetorin 2024

Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..

botuar më 24-12-23 7.35.MD

Janë siguruar 2.5 miliardë euro për ndërtimin e një ure të dytë mbi Danub midis Ruse dhe Giurgiu

Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..

botuar më 24-12-23 6.02.MD