Me vendim të Gjykatës së Lartë Administrative u hodhën poshtë përfundimisht ankesat e shoqatave “Koalicion për zhvillim të qëndrueshëm” dhe “Ekogllasnost” kundër vlerësimit ekologjik të projektit për depon kombëtare për mbeturina me radioaktivitet të ulët dhe të mesëm në sheshin e centralit atomik “Kozlloduj” afër qytetit Kozlloduj të Bullgarisë Veriperëndimore. Këtë e bëri të ditur ndërmarrja shtetërore “Mbeturina radioaktive” e cila e zbaton projektin. Në depo do të dërgohen mbeturina të rrezikshme nga energjetika, mjekësia, industria, bujqësia dhe shkenca. Depoja, e cila duhet të jetë gati deri në vitin 2021, kushton 70 mln euro, të cilat janë siguruar nga Fondi Ndërkombëtar “Kozlloduj” që të kompensojnë mbylljen e parakohshme të reaktorëve nga 1 deri 4 të centralit të vetëm atomik bullgar.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..