Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maqedonia e Veriut është marrësja më e madhe e ndihmës nga Bullgaria

Foto: BGNES

Maqedonia e Veriut është marrësja më e madhe e ndihmës për zhvillim nga Bullgaria. Gjatë vitit 2019 Bullgaria i ka dhënë shtetit fqinjë mbi 500 000 euro, tha ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Ajo inauguroi në Strumica një qendër të re sociale, të financuar nga Sofja me 138 000 euro. Bullgaria po ndërton po kështu qendër për diagnostikim të hershëm të autizmit në Ohër, rindërton ura, shkollë dhe objekte sportive. Si shumë të rëndësishëm Zaharieva vuri në dukje dhe projektin për bashkëpunim të medieve midis të dyja vendeve fqinje kundër gjuhës së urrejtjes. Deri në muajin tetor Shkupi duhet të tregojë rezultate të lidhura me aferën e korrupsionit “Reket”, e cila tronditi shoqërinë maqedonase, që të mund të marrë ftesë për bisedime me Bashkimin Evropian, rekomandoi Zaharieva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD