Në qytetin tonë bregdetar Sveti Vllas pranë Detit të Zi u inaugurua një Shteg i Famës Olimpike me imazhet e të gjithë sportistëve bullgarë që kanë fituar medalje të arta olimpike. Në shteg u vendosën basorelievet e 48 sportistëve bullgarë që kanë fituar 52 medalje të arta për Bulgarinë. E para prej tyre u fitua në vitin 1956 në Melburn nga mundësi Nikolla Stançev. Shtegu ndodhet në një prej rrugëve më të gjallëruara në Sveti Vllas.
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...