Sipas drejtorit të Institutit për analiza dhe vlerësime në turizëm Rumen Draganov gjatë kësaj vere rënia e numrit të turistëve në vend del në rreth 100 mijë veta, por “sinusoida e turizmit gjithmonë tregon se pas rritjeve të konsiderueshme vijnë dhe zbritje”. Eksperti mori pjesë në konferencën e 69 shkencore të Asociacionit Ndërkombëtar të Ekspertëve Shkencorë në turizëm, që zhvillohet në qytetin e Varnës. Ai nënvizoi se “Bullgaria është destinacion turistik gjatë katër stinëve”, duke saktësuar se gjatë stinës së verës vendi pret një numër më të madh turistësh të huaj, numri i turistëve bullgarë po kështu është më i lartë. Gjatë stinës së vjeshtës shërbejmë rreth 1.7 milionë turistë të huaj. Periudha e dimrit është më e fortë pas asaj të verës, kurse më e dobët është periudha e pranverës - me 1.1 milionë vizita të huaja, tha gjithshtu specialisti.
Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..
Zjarri në një diskotekë në qytetin maqedonas Koçani, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 u plagosën, provokoi veprime parandaluese të autoriteteve në Bullgari. Zjarrfikësit po nisin inspektime shtesë në rreth 260 objekte në të gjithë Bullgarinë,..
Thirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në..
Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..