Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e re e udhëtimeve të bullgarëve jashtë shtetit

Foto: arkiv

Udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë gjatë korrikut 2019 janë 779.5 mijë, ose me 7.2% mbi ato të regjistruara gjatë korrikut 2018. Rritje e udhëtimeve në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është konstatuar në drejtim të: Mbretërisë së Bashkuar me 11.4%, Rumanisë - me 11.2%, Turqisë - me 8.4%, Gjermanisë - me 8.1%, Greqisë - me 6.9%, Maqedonisë së Veriut - me 4.8%, Spanjës - me 4.5%, Austrisë - me 3.8%, etj., bëri të ditur Instituti Kombëtar i statistikave. Gjatë korrikut të vitit 2019 vizitat e të huajve në Bullgari janë 2 083 100, ose me 3.2% në krahasim me korrikun e vitit 2018. Më shumë kanë qenë turistët nga Rumania, Turqia, Gjermania, Greqia, Ukraina, Federata Ruse, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Republika e Çekisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD
Atanas Zafirov

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar pjesëmarrjen bullgare në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...

botuar më 25-02-18 2.35.MD