Avioni Su-25 i Forcave Ushtarako-Ajrore është dërguar për t’u riparuar në Bjellorusi ku pritet dërgimi i akoma 3 makinave. Që të jetë i mundur riparimi, u parashtruan ndryshime në legjislacionin bullgar, me të cilat Ministria e Mbrojtjes mori të drejtën të lëshojë certifikata për eksportin e një teknike të tillë. Ky ndryshim ligjor u imponua për shkak të faktit se Ministria e Ekonomisë, e cila kishte të drejta të tilla, nuk e dha lejen e domosdoshme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes Bullgaria ka gjithsej 14 avionë Su-25, ndërsa ambicia e Ministrit të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov është që të paktën 10 prej tyre të meremetohen deri në fund të mandatit të tij.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...