Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Erdoğani shqyrtoi situatën në Siri me presidentët Putin dhe TrumpFoto: turkishminute.comE ardhmja e Sirisë ishte tema kryesore e bisedimeve në Moskë midis Presidentit turk Recep Erdoğan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. Presidenti i Rusisë shprehu përkrahje për kërkesën turke për krijimin e një zone të sigurisë në Siri dhe deklaroi gjithashtu se të dyja vendet mund të bashkëpunojnë mbi prodhimin e avionëve luftarakë Su-35 dhe Su-57. Të dy u morën vesh për veprime të përbashkëta të Rusisë dhe të Turqisë në Siri. Pasi u kthye në Turqi Erdoğani shqyrtoi temën për Sirinë edhe në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Dy liderët nënvizuan domosdoshmërinë për mbrojtje të popullsisë civile në Idlib dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të tyre për shmangien e krizës humanitare në regjion. Presidenti turk ka frikë se ofensiva e trupave siriane kundër islamikëve që kanë lidhje me “Al Kajdën” në pjesën veriore të Sirisë mund të shkaktojë një fluks të ri refugjatësh drejt kufijve të Turqisë. Sipas fjalëve të tij atje 3.5 mln veta janë në prag të një krize humanitare.

BE-ja duhet të votojë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në unionFoto: informo.bg

BE-ja duhet të bjerë dakord që të hapen bisedimet për aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union. Kjo pozitë u shprehë në një takim në Helsinki nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve të BE-së, megjithë shqetësimet për prapambetjen në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. “Bashkimi Evropian duhet të interesohet për këtë regjion”, tha Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, duke shtuar: “Është me rëndësi të krijohen pengesa para të tjerëve, të cilët nuk ndajnë vlerat tona, kështu qe ata të mos e zgjerojnë ndikimin e tyre në regjion”. Një pozitë të ngjashme shprehu edhe Presidenti francez Emmanuel Macron në një takim me ambasadorët francezë në Pallatin Élysée, i cili kërkoi që diplomacia franceze “të përfshijë përsëri Ballkanin Perëndimor në gjeografinë e Evropës”. “Nuk duhet të lejohet që forcat joevropiane të marrin vendime në vendin tonë. Në rast të kundërt vendimet do t’i marrin SHBA-ja, Rusia dhe Turqia”, ishte kategorik ai.

U shpall data për zgjedhjet parlamentare në KosovëFoto: new-perspektiva.com

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor, bëri të ditur me një urdhër Presidenti Hashim Thaçi. Deri në zgjedhjet e parakohshme u arrit pasi para një muaji Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje para se të takohet me prokurorin ndërkombëtar, që të përgjigjet për rolin e tij në luftën kundër Serbisë në vitet 1998-1999. Më vonë Parlamenti i Kosovës votoi për shpërbërjen e vet.

Kontrolli i përbashkët në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë lehtëson udhëtiminFoto: www.blic.rs

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë Zoran Zaev dhe Ana Brnabić hapën një vendkalim midis Tabanocit dhe Preshevës. Gjatë hapjes së këtij vendkalimi në kufirin e përbashkët të të dyja vendeve kryeministrat deklaruan se ai do të pakësojë dy herë kohën për kontrollin e dokumenteve, gjë që do ta lehtësojë punën e biznesit, do të rritë rrymën turistike dhe do të forcojë bashkëpunimin regjional.

Një greke 81 vjeçe notoi me windsurf nga Qefalonia deri në PeloponezFoto: youtube.com

Grekja 81 vjeçe Anastasia Gerolimatou notoi me windsurf nga ishulli i Qefalonisë në Detin Jon deri në bregun e gadishullit Peloponez. Gerolimatou e kaloi distancën prej 18 miljesh detare për rreth 6 orë. “Më pëlqeu shumë ajo që bëra. Kjo ishte një ëndërr në jetën time, që e kisha nga fëmijëria. Kalova rreth 6 orë në det, por nuk kuptova kur kaloi koha. Tani ua dorëzoj stafetën të rinjve me mesazhin të mos dorëzohen kurrë në jetë, pavarësisht nga pengesat me të cilat do të ndeshen” – tha Anastasia Gerolimatou.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD