Besojmë se krijimi i një mjedisi të afërt me atmosferën e shtëpisë ose me këtë të klubit për fëmijë, do të ketë një ndikim shumë pozitiv mbi pacientët e vegjël të spitaleve, thonë kolegët nga programi muzikor “Kasta Diva” i Radios Kombëtare Bullgare. Për këtë qëllim ata çdo muaj u dhurojnë libra pavijoneve të ndryshme për fëmijët në spitalet e Sofjes, ku në iniciativë pak nga pak përfshihen dhe gazetarë nga redaksitë e tjera në Radion Kombëtare Bullgare.
Kohët e fundit ideja e tyre fitoi një karakter ndërkombëtar. Gjatë kohës së festivalit veror të operës “Bartok Plus” në Miskolc, gazetarët muzikorë nga Bullgaria, Kroacia, Italia dhe Holanda i dhuruan lodra pavijonit për fëmijë të spitalit komunal në qytetin hungarez. Çdonjëri kishte zgjedhur me kujdes lodra tipike për vendin e vet, të përshtatshme për fëmijët e moshave të ndryshme.
Vendosa të marrim pjesë, sepse kjo është një ide bamirëse - tha gazetari muzikor nga Kroacia Branimir Pofuk. Me rëndësi është të shprehësh dashuri dhe simpati, më në veçanti ndaj fëmijëve. Kurse fëmijët në spital janë mjaft të prekshëm dhe kanë nevojë prej një përkrahjeje, ata duan të marrin ndonjë shenjë se ka njerëz, të cilët nuk i njohin fare, por janë duke u menduar për ta. Ideja më pëlqeu dhe jam shumë mirënjohës për mundësinë të përfshihemi në të. Bisedova me shokët e mi, të cilët punojnë në një librari për fëmijë, kurse ata menjëherë zgjodhën një lojë të përshtatshme, e cila tregon diçka karakteristike për Zagrebin dhe në të njëjtën kohë është e kuptueshme për fëmijët e vegjël. Ky është dhurimi ynë i vogël dhe simbolik, por i bërë me gjithë zemrën për fëmijët në Miskolc.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..
Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..
Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..
Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje - një të argjendtë dhe katër të bronzta - në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës në qytetin Isfahan, Iran. Në..
Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një..
Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë..