Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave nuk i ka ndërmarrë masat e domosdoshme për mbrojtjen e të dhënave personale

Vencisllav Karaxhov
Foto: Ani Petrova, BNR

Agjencia Kombëtare e të Ardhurave nuk i ka ndërmarrë masat e domosdoshme për mbrojtjen e të dhënave personale. Këtë e deklaroi Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Vencisllav Karaxhov. Ai e raportoi këtë para Komisionit të Përkohshëm në Parlament, i cili u formua që të konstatohen rrethanat rreth sulmit të hakërreve kundër agjencisë. Dalja e informacionit pas sulmit të hakerrëve në serverët e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave gjatë korrikut të këtij viti preku mbi 5 mln qytetarë. Prandaj Komisioni i vendosi gjobë prej 2.5 mln eurosh Agjencisë së të Ardhurave, por ajo tani apelon. Pas këtij sulmi Gjermania dhe Singapori kanë ndërprerë një pjesë prej këmbimit automatik të të dhënave me Bullgarinë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD

Bullgaria padit kompaninë ruse “Gazprom Export” për 400 milionë euro

Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" ngriti padi kundër kompanisë ruse "Gazprom Export" para Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, njoftoi kompania bullgare. Pala bullgare kërkon kompensim prej më shumë se 400..

botuar më 24-07-09 1.43.MD
Atanas Atanasov

DSB po diskuton për emrat e kryeministrave për kabinetin teknik

Kreu i "Demokratëve për Bullgarinë e Fortë" (DSB) Atanas Atanasov tha për BNT se në "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) duhet të krijohet një organ i vetëm për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të marrë vendimet e..

botuar më 24-07-09 11.41.PD